Studentët: Sezonin e dytë na rikthehemi në auditore, anuloni tarifën!

Studentët: Sezonin e dytë na rikthehemi në…

Bordi Kombëtar Studentor i ka dërguar një kërkesë Ministres së Arsimit ditën e sotme, ku në emër të studentëve kërkohet rikthimi në auditore pas zhvillimit të sezonit të provimeve, si dhe anulimin e detyrimit të tarifave të studimit për vitin akademik 2020-2021.

Kërkesa zyrtare:

Bordi Kombëtar Studentor propozon:

Pas përfundimit të provimeve sezonale, studentët të kthehen në auditore dhe fillimisht të zhvillojnë mësim të alternuar, me parimin leksionet online, seminarët në auditor, më pas të kalojnë plotësisht në mësim në auditor. Në rast se sezoni i provimeve do të shtyhet, kthimi i studentëve në auditor të bëhet ditën e parë të semestrit të dytë.

 Anulimi i tarifës për vitin akademik 2020-2021, për shkak se mësimi është kryer vetëm në distancë dhe rikthimi i studentëve në auditore do të zhvillohet i alternuar, çka nuk e justifikon pagesën e tarifës”, thuhet ndër të tjera në kërkesën e dorëzuar pranë Ministrisë së Arsimit.

Studentët vazhdojnë mësimin online që prej sezonit të dytë të vitit akademik të kaluar. Ditën e djeshme Komiteti Teknik i ekspertëve bëri  mbledhjen e radhës, ku la në në fuqi vendimin që mësimi të vijojë të zhvillohet online,  ne kuadër të masave anti-COVID.

(kle.mu./dosja.al)

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit