Studentët skeptikë ndaj vaksinës, vetëm 15 % janë vaksinuar

Studentët skeptikë ndaj vaksinës, vetëm 15 %…

Për pak ditë studentët do të nisin vitin e ri universitar që pas mbylljes për shkak të pandemisë.

Në një kohë që në 39 universitetet publike dhe private në vend vazhdon procesi i regjistrimit, Ministria e Arsimit vendosi ta shtyjë me një javë nisjen e vitit të ri akademik, që fillon në 18 tetor. Kjo për t’iu dhënë edhe një javë kohë për t’u vaksinuar studentëve, pranë strukturave lëvizshme të vendosura afër universiteteve. Por duket se studentët janë shumë skeptikë për të bërë vaksinën pasi vetëm 15% e tyre janë vaksinuar. Rektori i UBT u ka bërë thirrje që të vaksinohen.

Fatbardh Sallaku, Rektor Universiteti Bujqësor i Tiranës: Stafi akademik I Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe besoj edhe I universiteteve të tjera është I vaksinuar mbi masën 90 %, përfshirë këtu edhe stafin akademik ndihmës dhe stafin administrativ. Për sa I përket numrit të studentëve, ne kemi një shifër të përafërt që është rreth 15 % të vaksinuar deri më tani nga të dhënat që japin sekretaritë.

Në Universitetin Bujqësor të Tiranës studiojnë aktualisht 5500 studentë në të gjitha ciklet dhe këtë vit akademik pritet të nisin studimet 1500 studentë në vitin e parë. Më shumë sesa frikës apo skepticizmit për t’u vaksinuar unë do t’ja lija kohës, sepse ka qenë periudhë pushimesh dhe provimesh. Por unë besoj shumë që kjo javë, ditët në vazhdim do të shërbejnë që studentët t’i kthehen procesit të vaksinimit, pasi është në të mirën e të gjithëve.

Ne jemi të detyruar të zbatojmë urdhrat e Ministrisë së Arsimit dhe të Ministrisë së Shëndetësisë që në ambientet e çdo universiteti do ët pranohen vetëm ata që janë vaksinuar, që e vërtetojnë me certifikatën e vaksinimit, ose testin PCR. Sa për informacionin tuaj kemi qenë në kontakt me disa universitete në Itali, pasi kemi vendosur marrëdhënie bashkëpunimi dhe masa e studentëve të vaksinuarve atje është mbi 95%.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit