Studentët thërrasin sërish protestë: Nesër në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit!

Studentët thërrasin sërish protestë: Nesër në orën…

Studentët kanë njoftuar një tjetër protestë nesër, në orën 14:00, para Ministrisë së Arsimit, duke përsëritur kërkesën e tyre të panegociueshme për dorëheqjen e Edi Ramës. Pas protestës së sotme, ata kanë bërë të qartë se nuk pranojnë dialog dhe se qëndrimi i tyre mbetet i prerë.

Protesta e sotme në Tiranë u shoqërua me dhunë të fortë policore, ku protestuesit u përballën me gaz lotsjellës të hedhur pa pushim, ujë me presion dhe plumba gome, të cilët goditën protestues edhe në sy e në gjoks. Në terren pati të plagosur, shoqërime të dhunshme dhe pamje të efektivëve që godisnin protestuesit me shkopinj gome.

Ndër rastet më të rënda ishte ai i 28-vjeçarit Erjon Vishkulli, i cili pësoi dëmtime të rënda në syrin e majtë dhe, sipas raportimeve, humbi shikimin në atë sy.

Gjatë protestës u regjistrua edhe momenti kur një gazetare ndërhyri për të ndihmuar një të ri që po dhunohej nga efektivët. Teksa përpiqej të dokumentonte ngjarjen dhe të ndihmonte të riun, ajo u përball me policinë, ndërsa i riu u shoqërua me forcë.

Pavarësisht skenave të dhunës dhe përplasjeve të ditës së sotme, studentët kanë njoftuar se protesta do të vijojë nesër. Kërkesa e tyre mbetet e njëjtë: largimi i Edi Ramës nga pushteti, pa negociata dhe pa marrëveshje që shmangin këtë kërkesë.
Protesta e radhës mbahet nesër, në orën 14:00, para Ministrisë së Arsimit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit