Studenti i përgjigjet Ramës pasi e akuzoi për narkotikë: Jam ekselent në Mjekësi, çfarë legjendash shpik?

Studenti i përgjigjet Ramës pasi e akuzoi…

Studenti i Mjekësisë, Jon Sulejmeri, i është përgjigjur publikisht kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit publikoi sot fotografinë e tij dhe e akuzoi për prodhim e shitje të lëndëve narkotike. Sulejmeri ka mohuar akuzat, duke deklaruar se është student i Mjekësisë me mesatare 10.0.

Gjatë protestës, studenti ka kundërshtuar pretendimet e kryeministrit dhe ka shfaqur rezultatet e tij akademike, duke i cilësuar deklaratat e Ramës si një përpjekje për të diskredituar të rinjtë që po protestojnë.

“Zoti kryeministër ka dalë sot dhe më ka akuzuar për prodhim dhe shitje narkotikësh. Shikojeni të gjithë. Jam student i Mjekësisë, e kam të shkruar dhe s’e di se çfarë legjendash me mbret shpik ky. Na ka akuzuar dhe na ka quajtur neokomunistë. Dua të tregoj dhe notat që kam marrë, 10.0”, u shpreh Sulejmeri.

Studenti rikujtoi gjithashtu se Rama i ka etiketuar më herët protestuesit si “neokomunistë”. Ai bëri të ditur se të martën e kaluar është shoqëruar në polici, ku ka qëndruar për shtatë orë e gjysmë.

I pyetur nëse do të ndërmarrë hapa ligjorë ndaj kryeministrit, Sulejmeri u shpreh skeptik për funksionimin e institucioneve, duke vënë në pikëpyetje se ku mund të kërkojë drejtësi.

“Dje tha treni. Por këto janë përpjekjet e fundit të diktatorit. Kam qenë të martën e kaluar në polici. Kam qëndruar 7 orë e gjysmë. S’e di nëse do ta denoncoj. S’kam kohë për denoncime të kota, janë institucione të kota. Te kush do ta denoncoj?!”, deklaroi ai.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit