Studenti i revoltuar bën deklaratën e fortë: Pështyjini në fytyrë nëse nuk iu lejojnë të ndiqni mësimin

Studenti i revoltuar bën deklaratën e fortë:…

Studenti Arbër Kola shpërtheu ditën e sotme në mëngjes në hyrje të fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, në lidhje me vaksinimin me detyrim.

Ai  ishte i ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun” ku është shprehur kundër “vaksinimit të detyruar”.

Kola u bëri thirrje të rinjve që nuk lejohen të futen në auditore të protestojnë çdo ditë në sheshin “Nënë Tereza” nga ora 08:00-10:00. Paraditen e sotme studenti bërë një deklaratë të bujshme ku kërkoi që të “pështyhen” ata personat që nuk i lejuan studentët të futen në auditore.

“Kafet janë në forma anti covid? Ceremonitë që organizon bashkia janë anti-covid. Party, festat, ndeshje sporti, foltore, kafet gjithçka janë në kundërshtim me rregullat. 85 për qind e studentëve janë pa vaksinuar. Patëm përplasje verbale me policinë. Nëse studentët nuk pranohej në auditore na prisni në protesta. Kjo vaksinë është prodhuar për 10 muaj, një vaksinë duhet të jetë të paktën 3 vjet dhe deri në 10 vjet. Ne jemi kundër detyrimin që na bën shteti. Ne kemi kërkuar që testi të ofrohet falas, për ne është e papërballueshme të paguajmë testin e shpejtë. Pikëpamja për protestën është në të mirë të studentëve dhe shoqërisë. Nga ora 08:00 – 10:00 , duhet të vijnë në sheshin Nënë Tereza të vijnë të protestojnë. Qëllimi jonë është të futemi në auditore por na shkelet e drejta Kushtetuese për tu arsimuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit