Studenti në Pakistan dënohet me vdekjen për një mesazh në WhatsApp

Studenti në Pakistan dënohet me vdekjen për…

Një student 22-vjeçar është dënuar me vdekje nga një gjykatë në Pakistan, pasi akuzohet për blasfemi me anë të mesazheve në WhatsApp.

Ishte gjykata e provincës Punjab e cila dha dënimin ekstrem, duke pretenduar se i riu kishte shpërndarë foto dhe video në WhatsApp, me qëllim nxitjen e zemërimit të ndjenjave fetare të myslimanëve. Po për këtë akuzë dhe çështje është dënuar me burgim të përjetshëm miku i 22-vjeçarit, një djalë i moshës 17-vjeçare identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Për këtë të fundit gjykata argumentoi se i pandehuri është më i ri dhe duhet të meritojë burgimin e përjetshëm. Të dy këta shtetasi kishin përgatitur materiale me foto dhe video, të cilat përmbanin fjalë poshtëruese për profetin Muhamet dhe bashkëshortet e tij.

Babai i të dënuarit me vdekje, tha për mediat se po bënte një apel në Gjykatën e Lartë të Lahores. Blasfemia është një krim që dënohet me vdekje në Pakistan. Në gusht të vitit të shkuar, dhjetëra shtëpi dhe kisha u dogjën në Pakistanin lindor pasi dy të krishterë u akuzuan për dëmtim të Kuranit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit