Studenti shqiptar përplaset me ish-ministrin serb, i kujton krimet e rënda në Kosovë

Studenti shqiptar përplaset me ish-ministrin serb, i…

Një student shqiptar i Universitet të Cambridge në Britani ka kritikuar ashpër ish-ministrin e Jashtëm të Serbisë, ndërsa ky i fundi po mbante një ligjëratë para studentëve.

Laert Avazaj, studenti shqiptar nga Kosova, i tha ish-ministrit se propaganda e sotme serbe është e njëjtë me atë të Millosheviçit, duke i kujtuar të gjitha krimet që serbët kishin kryer mbi popullsinë shqiptare në Kosovë.

Ju e nisët duke përmendur përvjetorin tuaj. Po i bashkohem punës së përvjetorëve dhe të them se këtë muaj shënohet 25- vjetori prej kohës kur 45 shqiptarë ishin marrë peng nga shtëpitë e tyre në fshatin e vogël të Reçakut dhe ishin vrarë nga trupat serbe. Në Serbinë e sotme, kjo konsiderohet teori konspirative, dhe ky është qëndrimi i shtetit serb, i atij shteti që ju i keni shërbyer dhe i të njëjtit shtet që ka vrarë 13 mijë civilë më 1998 e 1999 dhunoi mijëra gra më 1998/99 dhe i dëboi miliona shqiptarë jashtë shtëpive të tyre, përfshirë familjen time meqë ra fjala”, tha fillimisht studenti i matematikës.

Më tej Avazaj tha se pavarësisht retorikave dhe shmangieve të vazhdueshme, Serbia në asnjë moment nuk ka kërkuar publikisht falje. Studenti shqiptar i Kosovës ia kujtoi ish-zyrtarit të lartë të Serbisë se presidenti aktual serb Aleksandër Vuçiç, në kohën e Millosheviçit ka qenë ministër i Informacionit.

Ju i keni pasur disa nacionalistë të preokupuar në imazh që thoshin : “Oh, ne s’e duam Millosheviçin, por që i thonë të njëjtat budallëqe për Kosovën, dhe më pas keni dikë që po e udhëheq Serbinë prej 10 vjetësh, që është pothuajse dishepulli i Millosheviçit, ai që ishte ministër i Informacionit në Qeverinë e Millosheviçit”, pohoi Avazaj.

Ndërsa, në fund, i riu nga Kosova ka kërkuar një përgjigje nga Jeremiç për faktet që përcolli. Jeremiç u duk qartë se u vu në siklet nga fjalët e djaloshit nga Kosova, teksa nuk komentoi asnjë gjë për këtë çështje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit