Studenti ulet në dritare për të ndjekur leksionin dhe bie nga kati i tretë

Studenti ulet në dritare për të ndjekur…

Një student 19-vjeçar është rrëzuar nga parmaku i dritares në universitetin e Selanikut. I riu po ndiqte leksionin i ulur në parmakun e dritares pasi salla ishte mbushur plot me studentë dhe nuk kishte ku të ulej.

Në një moment ai u rrëzua nga kati i tretë i godinës së Fakultetit të Drejtësisë dhe ra në oborr. I riu u transportua menjëherë me ambulancë në Papanikolaou. Sipas mjekëve gjendja shëndetësore e 19-vjeçarit vlerësohet e qëndrueshme por ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të tij.

Ai ka pësuar disa fraktura, ndërsa aktualisht po i nënshtrohet analizave për të përcaktuar shkallën e tyre.

Një student tregoi për mediat se auditori ishte tejmbushur dhe studentët ishin ulur në dysheme e disa të tjerë te parmaku i dritares.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit