Studentja i plas në fytyrë propagandën ministres: Na gënjeni me bursa minimale

Studentja i plas në fytyrë propagandën ministres:…

Në një aktivitet të zhvilluar nga Ministria për Mbështetjen e Rinisë dhe Fëmijëve që kishte në fokus edukimin financiar, një nga studentet e pranishme është shprehur se rinia nuk ka mbështetje.

Elira Sulshabani, studente në vitin e katërt në Fakultetin e Drejtësisë u shpreh se gjatë gjithë kohës u fol për investime, depozitim dhe kursim ndërsa për fitime nuk foli askush.

“Në këndvështrimin tim personal rinia nuk ka aspak mbështetje për punë, që nga studentët, kemi një bursë mediokre sepse nuk mendoj se ajo bursa prej 10-mijë lekësh të reja është ndonjë suport, sidomos për studentët që vijnë nga rrethet”, tha Elira duke kërkuar më shumë mbështetje nga shteti.

Ajo përmendi gjithashtu çmimet e larta të qirave të banesave të tyre në krahasim marrin studentët pasi jo të gjithë mund të qëndrojnë në konvikte.


 A nuk mendoni se duhet të merrni nisma të tjera për të mbështetur studentët për të gjetur punë? Ndoshta të merrni nisma si në ministri, si ministre e rinisë që të hapni punë të reja? Ju çfarë do të bëni për rininë, se deri më tani për rininë folët por asgjë nuk u tha, konkretisht?”, u shpreh studentja duke u bërë zëri i të gjithë moshatarëve të saj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit