Studentja në Kosovë komplimente Ramës: Je ikonë e modës

Studentja në Kosovë komplimente Ramës: Je ikonë…

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, kryeministri Edi Rama mbajti dhe një bashkëbisedim në Universitetin e Prishtinës. Një student i bëri kompliment Ramës duke I thënë se ka një stil veshjeje shumë të mirë dhe e cilësoi si ikonë të modës. E gjithë salla shpërtheu në të qeshura.

 “Përshëndetje, unë jam Gjira Lika, studente e vitit të dytë Histori. Desha me thënë atë që e mendon sa herë ju dilni në televizion, se jeni ikonë e modës dhe komplimente, se pyetje nuk kam, vetëm këtë deshta me thënë”– tha studentja dhe salla shpërtheu në të qeshura.

Batutat

Rama: Edhe nje pyetje tjetër për inat të protokollit që thotë, çohu, çohu…

Studentja: Je ikonë e modës, komplimente se pyetje nuk kam.

Rama: Dëgjo, e di si është kjo punë, kur t’i ka dhënë Zoti dhe natyra të gjitha nuk ka nevojë me u sajo. Por kur nuk ti ka dhënë të gjitha mundohesh me u rregullu. Kështu që vjen nga halli kjo! Por faleminderit!

Studenti: Në qeverinë Rama 2 kemi pasur dy ministra nga Kosova, tani asnjë. Çfarë ndodhi? Pati ndonjë ndryshim në politika?

Rama: Këtë mandatin e trete do bëhem kosovar vetë! Mos e merrni me të qeshur, se unë po e vendosa një gjë e bëj. Por nuk do vij të bëj fushatë këtu për të marrë vota mos të ketë frikë asnjeri. As do vij të votoj këtu.

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar edhe kohën kur hyri fillimisht në politikë. Ai tha se nuk e kishte menduar kurrë se do të vishte kostumin e politikanit.

Më tej, Rama thotë se kur është përfshirë në politikë, kishte vath në vesh, flokë të gjata dhe dhëmbët origjinale.

“Ju dhe njerëzit në përgjithësi mendojnë se politikanët nuk besojnë në atë që bëjnë. Unë dua t’ju them se e para, unë nuk do isha marrë me politikë sikur të kisha lindur në Francë apo Gjermani dhe as do isha marrë në Shqipëri sikur të mos kishte qenë historia e ndërthurur me historinë e jetës time që më përfshiu dhe nuk e mendoja që do vishja kostum.

Kur unë jam përfshirë me politikën, kam pasur vath në vesh, dhëmbët origjinale, pasi këto që kam nuk janë origjinale, kam pasur flokë më shumë nga të gjithë ju këtu. Unë nuk mund t’i zgjas dot flokët tani. Por, unë nuk bëj asgjë që nuk e besoj dhe nëse nuk e besoj, nuk kam kapacitet ta ndjek apo ta bëj.

I rashë gjatë për të thënë se besoj 100% që rruga e vetme për ta dalë nga inercia e riprodhimit të historisë dhe për të prodhuar mirëqënie është Ballkani i Hapur për ne” – tha Rama.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit