Studim/ Aktiviteti seksual mund të shkaktojë një sulm astme

Studim/ Aktiviteti seksual mund të shkaktojë një…

Së fundmi, sipas një studimi rezulton se marrëdhëniet seksuale intensive mund të shkaktojnë sulme të rrezikshme të astmës.

Përdorimi i inhalatorit është i domosdoshëm, për të parandaluar një sulm të tillë.

“Shumë njerëz nuk e kuptojnë se shpenzimi i energjisë i aktivitetit seksual është pothuajse i barabartë me të ngjiturit e dy shkallëve në këmbë”, tha Dr. Ariel Leung, autori i studimit.

Sipas studimit , astmatikët seksualisht aktivë mund të vuajnë nga “përkeqësimet e astmës post-koitale” nëse gjërat bëhen paksa shumë të trazuara nën çarçafë .

Megjithatë, kur bëhen intime fizikisht, shumica e njerëzve nuk i kuptojnë simptomat e një sulmi astme.

Disa shkaktarë përfshijnë polenin, alergjitë, tymin, mykun dhe stërvitjen.

Leung u bëri thirrje njerëzve që të jenë të vetëdijshëm për shenjat.

 “Kur astma e shkaktuar nga aktiviteti seksual identifikohet dhe trajtohet siç duhet, alergologët janë më në gjendje të përmirësojnë cilësinë e jetës së pacientit të tyre,” tha ai. Përdorimi i inhalatorit tuaj 30 minuta para seksit mund të parandalojë një sulm astme, duke ju lejuar juve dhe partnerit tuaj të vazhdoni festën

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit