Studim/ Burrat duken më mashkullorë kur bëjnë grim

Studim/ Burrat duken më mashkullorë kur bëjnë…

Grimi nuk lidhet më vetëm me femrat, por gjithnjë e më shumë meshkuj po e aplikojnë atë. Duke theksuar tiparet e fytyrës dhe duke fshehur njollat, grimi mund t’i bëjë meshkujt të duken më mashkullorë, ka dalë në konkluzion një studim i botuar së fundmi. Dhe nuk është vetëm për aktorët, pasi burrat e të gjitha moshave dhe prejardhjeve kanë filluar të shohin përfitimet e aplikimit të grimit.

Një grimier aplikoi grim në një grup burrash, pjesëmarrësit u fotografuan më pas dhe imazhet u vlerësuan në bazë të atraktivitetit. Rezultatet treguan se fytyrat e meshkujve u vlerësuan si më tërheqëse kur kishin grim në krahasim me ato kur nuk kishin grim.

Ndërsa mjekra mund të ndryshojë fytyrën e çdo mashkulli, duke e bërë atë më mashkullore, grimi mund ta bëjë këtë punë pothuajse po aq mirë. Studiuesit kanë zbuluar se grimi rrit kontrastin më të ulët të fytyrës , duke e bërë fytyrën të duket më mashkullore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit