Studim/ Fëmijë e parë janë më të zgjuar se motrat apo vëllezërit e tyre

Studim/ Fëmijë e parë janë më të…

Një studim i publikuar në World Economic Forum ka treguar se fëmijët e parë janë më të zgjuar se motrat apo vëllezërit e tyre të dytëe e të tretë. 

Studiuesit dolën në konkluzionin se fëmijët e parë kishin mesatarisht një IQ prej 1.5 pikë më të lartë se vëllezërit e motrat e lindura të dytë, të cilët nga ana e tyre kishin një IQ 1.5 më të lartë se të lindurit e tretë etj. 

Në të vërtetë, vëllezërit e motrat e lindur më herët gjithashtu i vlerësuan aftësitë e tyre intelektuale në lidhje me vëllezërit e motrat e lindura si më të favorshme, si p.sh. “të qenët në gjendje për të kuptuar më shpejt gjërat”.

Ky avantazh i vogël mund të jetë sepse prindërit kishin më shumë kohë për të investuar në zhvillimin e hershëm njohës dhe gjuhësor të të lindurve të parë, ose sepse vëllezërit e motrat më të mëdhenj përfitojnë intelektualisht nga të qenit “mësues” tek vëllezërit e motrat më të vegjël. 

Për më tepër, fëmijët më të mëdhenj lindin kur nënat janë më të reja dhe me çdo shtatzëni nivelet e antitrupave të nënës priren të rriten dhe mund të ndikojnë në zhvillimin e trurit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit