Studim i ri: Macet i dëgjojnë të gjithë kur flasin por thjesht ju injorojnë

Studim i ri: Macet i dëgjojnë të…

Macet shpeshsherë duken si kafshë indiferente por një studim i ri ka zbuluar se ato në fakt janë plotësisht të vetëdijshme, por zgjedhin të reagojnë vetëm ndaj thirrjeve të pronarëve dhe fjalëve që u drejtohen atyre.

Fakti që macet nuk reagojnë gjithmonë ndaj thirrjeve të të huajve mund të pasqyrojë një zgjedhje personale për t’i injoruar ata.

Një studim i ri sjell prova që macet ndryshojnë sjelljen e tyre kur dëgjojnë zërin e pronarit të tyre që u drejtohet atyre, por jo kur dëgjojnë zërin e një të huaji ose atë të pronarit të tyre duke folur me një person tjetër.

Për të kryer hulumtimin e tyre, autorët e studimit morën 16 mace shtëpiake, të gjitha në pronësi të studentëve francezë të veterinarisë. Kur macet dëgjuan një regjistrim të pronarit të tyre që thërriste emrin e tyre, shumica shfaqën një rritje të angazhimit duke i kthyer veshët drejt altoparlantëve, duke lëvizur me intensitet më të madh. Në të kundërt, macet ulën intensitetin e sjelljes së tyre kur dëgjuan zërin e një të huaji që thërriste emrin e tyre.

Ndërkohë në provën tjetër kur macet dëgjuan pronarët e tyre duke i drejtuar atyre dhe duke folur me njerëz të tjerë, macet reaguan vetëm kur dëgjuan fjalët që i drejtoheshin atyre, duke treguar se ato janë në gjendje të bëjnë dallimin midis frazave të shqiptuara për to dhe atyre që janë të destinuara për veshët e dikujt tjetër.

Kur dëgjonin të njëjtat fjali të folura nga një i huaj, kafshët mbetën të painteresuara pavarësisht nga toni i përdorur.

Autorët arrijnë në përfundimin se “macet mund të dallojnë fjalimin që u drejtohet posaçërisht atyre nga fjalimi i drejtuar njerëzve të tjerë, kur fjalitë shqiptohen nga pronarët e tyre”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit