Studim i ri për muzikën/Ndihmon pozitivisht tek humori dhe në aftësitë kognitive

Studim i ri për muzikën/Ndihmon pozitivisht tek…

Të gjithë e duam muzikën. Ajo ndikon në emocionet tona menjëherë, në mënyra që shumë pak forma të tjera të artit arrijnë ta bëjnë.

Por cilat janë funksionet psikologjike universale që aktivizohen kur dëgjojmë muzikë?

Sipas një studimi, ata që kërkojnë ngritjen maksimale të humorit pasi kanë bërë ushtrime duhet të dëgjojnë muzikë.

Njerëzit përdorin shumë shpesh kufje gjatë sesioneve të ushtrimeve dhe shkencëtarët kanë zbuluar se ka përfitime të qarta për këtë.

Prezenca e muzikës në tru, teksa shtyjmë trupin të djegë kalori, përmirëson humorin dhe funksionet kognitive, kanë zbuluar kërkuesit.

Kërkuesit nga University of Tsukuba analizuan humorin e 33 të rinjëve pasi kishin mbaruar ushtrimet.

Ky studim tregoi që muzika jo vetëm përmirësonte humorin, por edhe aftësitë kognitive.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit