Studimi/ Ata që flasin shumë bëhen lider

Studimi/ Ata që flasin shumë bëhen lider

Nëse doni të bëheni lider, filloni të flisni. Madje nuk ka rëndësi se çfarë flisni. Studimet e reja tregojnë se grupet pa drejtues mund ta gjejnë një të tillë nëse dikush fillon të flasë shumë.

Ky fenomen, i përshkruar nga “hipoteza e llafazanit” të lidershipit, nuk varet as nga inteligjenca e anëtarëve të grupit dhe as nga personaliteti. Liderët dalin në bazë të sasisë së të folurit, jo cilësisë. Studiuesi Neil G. MacLaren, autori kryesor i studimit të botuar në The Leadership Quarterly, beson se puna e ekipit të tij mund të përmirësojë mënyrën se si organizohen grupet dhe si trajnohen dhe vlerësohen individët brenda tyre.

“Rezulton se përpjekjet e hershme për të vlerësuar cilësinë e lidershipit u ngatërruan shumë me një sasi të thjeshtë: sasinë e kohës që anëtarët e grupit folën gjatë një diskutimi”, tha MacLaren, i cili është një studiues në Universitetin Binghamton.

Ndërsa ne priremi t’i mendojmë liderët si njerëz që ndajnë ide të rëndësishme, lidershipi mund të zbresë tek kushdo që flet më shumë. Të kuptuarit e lidhjes midis asaj se sa njerëzit flasin dhe se si ata perceptohen si udhëheqës është çelësi për rritjen e njohurive tona për dinamikën e grupit.

Në një intervistë MacLaren tha se “provat duken të qëndrueshme që njerëzit që flasin më shumë kanë më shumë gjasa të shihen si udhëheqës”. 

Një zbulim tjetër ishte se paragjykimi gjinor dukej se kishte një efekt të fortë në atë se kush konsiderohej udhëheqës, pasi meshkujt merrnin mesatarisht një votë shtesë vetëm për faktin se ishin burra. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit