Studimi befasues: Qelizat T kanë aftësi memorizuese, mund të jeni imunë ndaj COVID nëse keni kaluar...

Studimi befasues: Qelizat T kanë aftësi memorizuese,…

Një studim i publikuar së fundmi sjell zbulime interesante rreth koronavirusit.

Studimi shprehet se personat që kanë kaluar një ftohje të zakonshme, janë imun nga COVID-19.

Studiuesit nga shkolla mjekësore e Universitetit Kombëtar të Singaporit, shprehen se nga të dhënat e deritanishme, imuniteti ndaj koronavirusit nuk zgjat më shumë se 12 muaj.

Brenda organizmit antitrupat mund të zhduken, por jo imuniteti. Njerëzit mund të jenë imunë ndaj koronavirusit, pikërisht nga qelizat T që luftojnë të ftohurën.

Sipas tyre Qelizat T (lloj i limfociteve që koordinojnë sistemin imunitar dhe janë në gjendje të zbulojnë qelizat e infektuara dhe t’i shkatërrojnë ato) kanë aftësi memorizuese.

Po ashtu qelizat T të krijuara nga kontakti i organizmit me koronaviruse të mëparshme, mund të jenë të mjaftueshme për një përgjigje imune kundër Covid-19.

Ekipi i studiuesve pati si qendër studimi, njerëz të shëruar nga koronavirusi, dhe zbuluan se pacientët që ishin shëruar nga SARS, 17 vite më parë, ende kishin qelizat T në trup, specifike për SARS, që mund të sjellin imunitet edhe ndaj SARS-CoV-2.

/Burimi: Nature/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit