Shkencëtarët: Bimët bërtasin kur i presin, por njerëzit nuk mund t’i dëgjojnë

Shkencëtarët: Bimët bërtasin kur i presin, por…

Një studim, i botuar së fundmi ka zbuluar se bimët mund të lëshojnë  zë të lartë kur janë të stresuara nga thatësirat, infeksionet ose prerjet. Këto zhurma janë aq të larta sa njerëzit nuk mund t’i dëgjojmë. 

Njerëzit zakonisht dëgjojnë deri në 16 kilohertz. Këta tinguj janë kryesisht midis 40 dhe 80 kilohertz”,tha Lilach Hadany, autor në studim dhe një biolog dhe teoricien evolucionar në Universitetin e Tel Avivit, për Insider. 

Është e mundur që këto zhurma mund të ndihmojnë disa kafshë, si lakuriqët e natës, tenja dhe minjtë, të kuptojnë gjendjen e bimës dhe të specieve bimore”, tha Hadany. 

Hadany, dy studentë të quajtur Itzhak Khait dhe Ohad Lewin-Epstein, dhe shkencëtarë të tjerë nga Universiteti i Tel Avivit, MIT dhe Harvard, zbuluan se domatet, duhani dhe kaktuset lëshojnë “zë tejzanor shumë të shkurtër”.

Këto bimë ishin pothuajse të qeta kur ishin të shëndetshme, duke bërë rreth një tingull në orë. Por kur janë të stresuara, ato bëjnë shumë më tepër tinguj dhe kjo ishte në momentin kur u bëheshin prerje ashtu edhe kur kishin nevojë për ujë.

Kështu do të tingëllonte një bimë nëse do të bënte zhurmë në një rreze njerëzore. Nuk është ende mjaft e qartë se si bimët i bëjnë këto tinguj, por shkencëtarët dyshojnë se është një proces pasiv i lidhur me kavitacionin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit