Studimi britanik: Karantina shtoi tek njerëzit etjen për alkool

Studimi britanik: Karantina shtoi tek njerëzit etjen…

Askush nga ne, shpërthimin e pandemisë, nuk e ka përjetuar mirë.

Madje tek disa njerëz, masat e rrepta kanë ndikuar edhe në shtimin e veseve.

Një studim i ri  britanik  tregon se miliona britanikë janë duke konsumuar më shumë pije alkoolike që nga nisja e masave shtrënguese duke rritur kështu frikën se do jetë shumë e vështirë për të hequr dorë nga ky zakon.

 Kjo pasi e gjithë bota u izolua dhe shumë nga sjelljet tona gjatë kohës që ishim të mbyllur ndryshoi.

Ndërkohë që ishim  në karantinë shumë persona  u bën konsumues të tepërt të alkoolit.

Ky është përfundmi që ka nxjerrë një studim i bërë së fundmi nga shkencëtarët britanikë.

Studimi i ri tregon se miliona britanikë janë duke konsumuar më shumë pije alkoolike që nga nisja e masave shtrënguese duke rritur kështu frikën se do jetë shumë e vështirë për të hequr dorë nga ky zakon.

22% e personave mbi 18- vjeç kanë rritur konsumimin e tyre të alkoolit.

Por kjo shifër rritet në 38% për ata që ndodhen me leje dhe 33% tek prindërit me të paktën 1 fëmijë nën 18- vjeç.

Sipas studimit konusmuesit e pijes shprehen se alkooli largon mërzinë dhe ankthin.

Te personat që konsumojmë më shumë se zakonisht, 38% e tyre po pinë në më shumë ditë, ndërsa 19% e nisin ditën me një pije alkoolike më herët.

/Burimi:METRO./Përgatiti:Gazetaatdheu.com/

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit