Studimi: Çdo përdorim i marihuanë rrit mundësinë e sulmeve në zemër e tru

Studimi: Çdo përdorim i marihuanë rrit mundësinë…

Një studim i fundit i kryer nga Abra Jeffers në Boston, tregon se çdo përdorim i marihuanës shton rrezikun e sulmeve në zemër ose goditjeve në tru!

Studimi sugjeron se përdorimi i lëndës narkotike krijon rrezik edhe nëse personi që e konsumon nuk ka qenë përdorues i duhanit më parë. Rreziku është i njëjtë si për përdoruesit e përditshëm dhe për ata që konsumojnë marihuanë më radhë, pasi kanë 42% më shumë shanse të preken nga sulmet në zemër. Autori i studimit citon se “tymi i kanabis nuk është dhe aq i ndryshëm nga tymi i duhanit, përveç prezencës së shtuar të drogës psikotrope THC“. Përdorimi i përditshëm i lëndës narkorike, sipas gjetjeve rrit mundësinë e sëmundjeve koronare në zemër, sulmit në zemër apo goditjeve në tru.

Për të realizuar studimin janë përfshirë 430 000 të rritur, të dhënat e të cilëve janë mbledhur nga viti 2016-2020. Mosha e tyre varionte nga 18-74 vjeç me mesatare 45-vjeç. Sipas gjetjeve, gati 90% e të anketuarve nuk përdornin marihuanë, teksa 63% të tjerë nuk kishin përdorur kurrë duhan. Nga përdoruesit e marihuanës 74% e tyre thanë se konsumin e duhanit e kishin të zakonshëm, 4% ishin përdorues të përditshëm, ndërsa 7% e përdornin më pak se çdo ditë.

Të rriturit, për meshkujt nën 55-vjeç dhe për femrat nën 65-vjeç që përdornin marihuanë, kanë 36% më shumë risk që të preken nga sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru. Edhe studimet e mëparshme kishin zbuluar një lidhje të mundshme mes përdorimit të lëndëve narkotike dhe sëmundjeve fatale për shëndetin.

Kështu një studim i shkurtit 2023, tregoi se përdoruesit e marihuanës rrezikonin të prekeshin nga sëmundjet e arterieve koronare, të cilat shkaktohen nga grumbullimi i pllakave në murret e arterieve që furnizojnë me gjak zemrën. Në këtë mënyrë organizmi prekej nga sëmundje si ateroskleroza.

Përdorimi i marihuanës te të moshuarit ka ardhur në rritje vitet e fundit, pasi nga viti 2015-2018 numri i përdoruesve mbi 65-vjeçarë është dyfishuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit