Studimi gjerman: Koronavirusi ju plak më shpejt, dëmton disa organe tek...

Studimi gjerman: Koronavirusi ju plak më shpejt,…

Koronavirusi nuk është vetëm një sëmundje që kur të zë të merr jetën.

Ajo ka edhe simptoma të tjera dhe tashmë është zbuluar se shumë pacientë të infektuar që e kalojnë, mbeten me pasoja afatgjata.

Një 30-vjeçar që infektohet tani me Covid-19, mund të ketë pas dy vjetësh mushkëritë ose zemrën e një 40-vjeçari, apo pas dhjetë vjetësh mushkëritë ose zemrën e një 60-vjeçari.

Kur po bëhet gati një vit që prej shpërthimit të pandemisë së koronavirusit, shumë grupe shkencëtarësh po punojnë për krijimin e një vaksine kundër COVID-19.

Pavarësisht shërimit nga ky virus vdekjepurës, personat që arrijnë të fitojnë këtë  betejë, përballen me dëmtime që Covid-19 ka lënë në trupin e tyre.

Një grup mjekësh gjermanë kanë raportuar se, po merren me studimin e pasojave afatgjata tek pacientët me Covid-19.

Ata thonë se, edhe nëse e kalon lehtë infektimin, ky virus ka aftësinë të dëmtojë rëndë edhe tek të rinjtë disa organe, që shkaktojnë probleme në të ardhmen.

Kreu i grupit studimor, prof. dr. Stefan Schreiber, mendon se, virusi SARS-CoV-2, mund të përshpejtojë procesin e plakjes tek personat e infektuar.

Teksa ka folur për mediat e huaja ai ka thënë se përveç pasojave specifike të sëmundjes, virusi Corona përshpejton gjithashtu edhe proceset e plakjes së organeve të brendshme, por fillimisht pa u kuptuar.

Një nga fushat e studimeve të prof. dr. Stefan Schreiber dhe grupit të studimor në Qendrën Mjekësore Universitare Schlesëig-Holstein, në Kiel, janë lidhjet mes infeksioneve kronike dhe procesit të plakjes.

Pavarësisht se Covid-19 prek kryesisht rrugët e frymëmarrjes ose mushkëritë, ai në fazën akute mund të prekë shumë sisteme të organeve të tjera.

Në bazë të të dhënave aktuale të hulumtimeve mjekët supozojnë se prej Covid-19 mund të ndodhin edhe dëme afatgjata të organeve.

Studime të ndryshme tregojnë gjithashtu se dëmtime të tilla të përhershme janë të mundura edhe nëse dikush e kalon sëmundjen lehtë.

“Covid-19 është një sëmundje endoteliale. Endotele quhen qelizat që krijohen tek muret e enëve të gjakut. Ato gjenden kudo ku në trupin tonë ka enë gjaku. I ashtuquajturi endotel është si të thuash organi ynë më i madh. 

Dhe me sa duket endoteli është një nga pikat e preferuara të viruseve. Përmes infektimit të këtyre qelizave infeksioni përhapet më tej tek organet e tjera .”- u shpreh Schreiber.

/Burimi: FR/Përshtati: Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit