Studimi i fundit/ Burrat tullacë më të ekspozuar nga koronavirusi

Studimi i fundit/ Burrat tullacë më të…

Sipas një studimi të fundit, burrat tullacë kanë 40% më shumë të ngjarë që të preken nga koronavirusi.

Dermatologët zbuluan një lidhje mes humbjes së flokëve dhe agresivitetit të koronavirusit.

Ata analizuan plot 2000 burra britanikë në spital.

Rezultatet thanë se 1/5 e burrave pa flokë të testuar pozitivë me COVID-19, krahasuar me 15% të atyre që kishin flokë të plotë, kishin një formë më të rëndë të virusit.

Ajo që mendohet, është se hormonet mashkullore që ushqejnë humbjen e flokëve, e ndihmojnë virusin të hyjë më thjesht në qeliza.

Megjithatë ekspertët paralajmëruan se gjetjet nuk janë jashtëzakonisht të forta dhe thanë se ekziston një listë e tërë e faktorëve të tjerë që mund të shpjegojnë pse burrat tullacë po vdesin më shumë.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit