Studimi i fundit: Pacientët me koronavirus mund të preken nga çrregullime psikike

Studimi i fundit: Pacientët me koronavirus mund…

Një studim i fundit i publikuar, thotë se më shumë se gjysma e pacientëve me COVID-19, kanë shfaqur çrregullime psikike më vonë.

Në spitalin San Raffaele në Milano, u vlerësuan 402 pacientë në një projekt hulumtues, për të parë ndikimet që ka virusi në tru.

U zbulua, se një muaj pasi ishin larguar nga spitali, një numër i lartë njerëzish vuanin nga ankthi, pagjumësia, depresioni ose stresi post-traumatik.

265 burra dhe 137 gra, përjetuan të paktën një nga këto çrregullime.

Mjekët konstatuan stres post-traumatik në 28% të rasteve, depresion në 31% të rasteve, pagjymësi në 40%, ankth në 42%, dhe simptomat obsesive-kompulsive në 20%.

Gratë kanë më pak të ngjarë të vdesin nga Covid-19 sesa burrat, por ky studim zbuloi se ato janë më të rrezikuara të vuajnë nga ankthi i induktuar dhe depresioni, për shkak të ndryshimeve të funksionimit të sistemit imunitar tek burrat dhe gratë.

/GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit