Studimi i fundit, zbuloni nga çfarë sëmundjesh na mbron konsumimi i peshkut

Studimi i fundit, zbuloni nga çfarë sëmundjesh…

Një studim i kryer së fundmi, tregon se konsumimi i peshkut mbron trurin nga efektet e dëmshme të ndotjes së ajrit.

Janë yndyrnat Omega-3 që gjenden tek peshku, që kanë efekt mbrojtës për trurin e njeriut.

Ato e mbrojnë shëndetin nga gazet që çlirohen nga industria dhe transporti.

Autori kryesor i studimit Ka Kahe, nga Universiteti Columbia në New York, tha: “Peshku është një burim i shkëlqyeshëm i acideve yndyrore omega-3 dhe i lehtë për t’u shtuar në dietë. Acidet yndyrore omega-3 luftojnë inflamacionin dhe mbrojnë strukturën e trurit.”

Gjithashtu konsumimi i peshkut zvogëlon dëmtimin e trurit nga neurotoksinat si plumbi dhe mërkuri.

Gjithashtu konsumimi i peshkut tre herë në javë mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit të zorrëve dhe një dietë e shëndetshme që përfshin peshkun shoqërohet me shëndet mendor të përmirësuar.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit