Studimi i ri: Dita mund të zgjasë 25 orë

Studimi i ri: Dita mund të zgjasë…

Teksa teknologjia po përparon, duket se edhe vetë bota po përjeton  edhe vetë ndryshime të mëdha. Një studim i ri i Universitetit Teknik të Mynihut (TUM) kanë arritur të krijojë një instrument lazer “ultra-preciz”, për të matur shpejtësinë e rrotullimit të Tokës me saktësi të paparë.

Matjet e reja tregojnë se planeti do të kalojë nga dita 24-orëshe në atë 25-orëshe, pas 200 milionë vitesh.

Gjatësia e ditës ndikohet nga përbërja e saj heterogjene dhe ndërveprimet gravitacionale me Hënën dhe Diellin, por ka implikime të rëndësishme edhe në modelet e astronomisë, meteorologjisë dhe parashikimit të klimës.

Por çfarë zbulon studimi i ri?

Instrumenti lazer unazor, i përsosur që nga zbatimi i tij në 2011, është bërë një mjet kyç për të kuptuar lëvizjet e Tokës. Edhe pse përballet me vështirësi teknike, si asimetria në rrezet lazer, një algoritëm i ri korrigjimi e ka ngritur saktësinë në nivele të jashtëzakonshme, duke zbuluar luhatje në rrotullimin e Tokës prej vetëm gjashtë milisekonda çdo dy javë.

Drejtuesi  i projektit Profesor Ulrich Schreiber,  ka deklaruar se rëndësia e këtyre matjeve nuk është vetëm në astronomi, por edhe në krijimin e modeleve të sakta klimatike dhe të kuptuarit e fenomeneve meteorologjike.

Sipas tij shkencëtarët mund të gjurmojnë evolucionin historik të shpejtësisë së rrotullimit të Tokës, duke zbuluar se ditët janë zgjatur gradualisht gjatë miliona viteve dhe se brenda 200 milionë viteve, raca humane mund të jetojë në një botë ku ditët arrijnë 25 orë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit