Studimi i ri, ja cila është shkalla e vdekshmërisë së koronavirusit të i ri...

Studimi i ri, ja cila është shkalla…

Mbylli dhe trembi të gjithë botën për disa muaj, por ende të dhënat dhe studimet për COVID-19 mbeten të paqartë, madje të rremujshme. Por numri i të prekurve vijon të rritet, po ashtu edhe ai ivdekjeve nga kjo sëmundje, në një kohë që njerëzit nuk po dinë se si ti përshtaten.

Koronavirusi i ri mund të jetë të paktën katër herë më pak vdekjeprurës nga sa druheshim në fillim. Një rishikim i të dhënave sugjeron se vdekshmëria nga koronavirusi mund të jetë 0.25%.

Kjo do të thotë se vret thuajse një në 400 persona që infektohen. Studimi që arrin në këtë konkluzion është kryer nga profesori i Universitetit të Stanford-it, dr. John Ioannadis.

Megjithatë, ekspertët kanë hedhur dyshime mbi studimin, duke thënë se virusi është shumë më vdekjeprurës.

Shkalla e vdekshmërisë ka qenë subjekt debati që në fillimet e pandemisë. Kjo për shkak se, ende nuk dihet me saktësi numri i personave që janë prekur realisht nga virusi i ri COVID-19.

Në bazë të studimeve të mëvonshme, mund të arrihet një konkluzion më i qartë mendojnë shkencëtarët.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit