Studimi i ri: Kush sheh video seksi me të moshuar, i shkurtohet penisi

Studimi i ri: Kush sheh video seksi…

Nga Ministria e së Vërtetës. 

Një valë paniku ka përfshirë çunat e xhiros sot në mbrëmje, pas publikimit të një studimi shkencor që pritet të ndryshojë përgjithmonë zakonet e navigimit në internet në Shqipëri.

Pas “rrjedhjes” së videove të sotme intime me protagonistë të moshuar që pushtuan rrjetet sociale, mjekët kanë nxjerrë një paralajmërim urgjent: kërkimi dhe shikimi i përmbajtjeve +18 me pleq e plaka shkakton shkurtim të menjëhershëm anatomik.

Sipas studimit, çdo klikim mbi këtë kategori heq plot 2 milimetra nga gjatësia e mashkullit. Pas disa orësh përsëritjeje të videos nëpër grupe WhatsApp-i, pasojat raportohen të jenë tragjike e të pakthyeshme.

Efekti te rinia jonë vizionare ishte i menjëhershëm: grupe të tërë djemsh u panë sot nëpër sheshe e kafene duke fshirë me ethe historikun e telefonave.

“E fshiva me vrap historikun e internetit” rrëfeu me zë që i dridhej një 22-vjeçar nga Brryli. “Thjesht po e shihja se ma çoi shoku për të qeshur me ‘babagjyshin’, por tani kam dy orë që po matem me vizore te tualeti i kafenesë.”

Ekspertët bëjnë thirrje për qetësi: mbyllni tab-et e fshehta, fikni telefonat dhe kthehjuni punëve të shtëpisë  para se të jetë vonë!

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit