Studimi i ri: Me këto veprime të thjeshta, i japim fund koronavirusit

Studimi i ri: Me këto veprime të…

Një vaksinë për koronavirusin, nuk do të ishte e nevojshme. Kjo, vetëm nëse lajmë duart rregullisht, mbajmë maskën dhe mbajmë distancë sociale nga njëri-tjetri.

Këtë thotë studimi që u botua këtë të martë nga një revistë shkencorë, që sugjeron metodat më efikase për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, pse jo edhe për ta eliminuar plotësisht.

Një epidemi e madhe mund të parandalohet nëse efikasiteti i këtyre masave tejkalon 50%.

Nëse njerëzit ndryshojnë sjellje me vonesë ata mund të zvogëlojnë numrin e rasteve por s’mund të shmangin pikun e pandemisë.

E njëjta gjë do ndodhë edhe nëse qeveritë marrin masa izolimi, por njerëzit nga ana e tyre personale nuk kujdesen. Përsëri do të kishte kulm të raste, por jo shmangie.

Në studim shkruhet gjithashtu se kulmi i pandemisë mund të shtyhet deri në 7 muaj me masat e marra, por jo për më tepër.

Kjo nënkupton se koronavirusi nuk do shkaktojë një shpërthim të madh në një vend ku 90% e popullsisë i lan duart, ruan distancën fizike dhe pajiset me maskë, faktorë që kanë 25% efektivitet.

/Burimi: CNN/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit