Studimi i ri: Si ndikon covid-19 në funksionimin e trurit

Studimi i ri: Si ndikon covid-19 në…

Një studim i ri ka ofruar të dhëna shtesë se Covid-19 me simptoma të rënduara, mund të ndikojë në funksionimin e trurit.

Studimi, i botuar në revistën JAMA Network Open, përdori teknika të përparuara për të ekzaminuar trurin e njerëzve të prekur nga Covid-19.

Hulumtimi zbuloi se pacientët e prekur rëndë nga koronavirusi, kishin më shumë të ngjarë të kishin çrregullime të lëvizjes si dridhje ose kriza, sindromën e lobit ballor ose dëmtimin e trungut të trurit, të cilat mund të shkaktojnë probleme me sjelljen.

Studimi u krye vetëm në një spital në Paris, midis 30 marsit dhe 11 qershorit 2020. Ai përfshiu 78 pacientë me Covid-19, të cilët gjithashtu iu nënshtruan një testi të veçantë duke parë ‘shkrepjen’ elektrike të qelizave të trurit gjatë shtrimit në spital, të quajtur elektroencefalogram, ose EEG.

Nga 78 pacientë të përfshirë në studim, 9 u zbuluan se kishin dëmtime, ndërsa shkaku është ende i panjohur.

Gjetjet përforcojnë hipotezën që virusi mund të pushtojë lobin ballor përmes nervave në hundë, thanë studiuesit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit