Studimi i ri zbulon ngjyrat e vërteta të Uranit dhe Neptunit

Studimi i ri zbulon ngjyrat e vërteta…

Universiteti i Oksfordit ka realizuar një studim për dy planetë. Konkluzionet kanë zbuluar se Urani dhe Neptuni kanë ngjyrë të ngjashme. Më konkretisht nuanca blu e Neptunit është paksa më e dukshme se e Uranit.

Ngjyrat në fjalë vijnë si rezultat i nivelit të lartë të metanit në atmosferat e tyre, një gaz që përthith dritën e gjelbër dhe të kuqe. Në studimin e kryer, shihet ngjyra e vërtetë e dy planetëve që duket se Neptuni është blu, teksa Urani e gjelbër e zbehtë. Ky studim ka hedhur dritë edhe mbi misterin e Uranit që duket sikur ndryshon ngjyrë përgjatë stinëve të tij.

Vëzhgimet e mëparshme kanë treguar se planeti duket më i gjelbër në verë dhe dimër kur polet e tij drejtohen nga Toka dhe dielli. Ekipi i studiuesve thotë se një mjegull atomesh metani formohet mbi polin e drejtuar nga dielli, shpërndan dritën dhe rrit reflektimin e valëve të gjelbra dhe të kuqe.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit