Studimi italian: Ja pse gratë nuk duan të bëhen nëna pas COVID-19

Studimi italian: Ja pse gratë nuk duan…

Një studim italian ka zbuluar se shumë femra ka shtyrë planet e tyre për tu bërë nëna për shkak të koronavirusit.

Një studim i kohëve të fundit nga Universiteti i Firences në Itali zbuloi se një e treta e çifteve, 37% e tyre, që kishin planifikuar të kishin një fëmijë së afërmi, tashmë i kanë lënë pas këto plane për shkak të pandemisë. Një tjetër studim nga Instituti Guttmacher në Amerikë zbuloi se 34% e grave ishin në të njëjtat pozita.

Më shumë se një e katërta e grave, 27% e tyre, janë shprehur se po e shmangin shtatzëninë sepse janë të shqetësuara se mund të infektohen me Covid-19 gjatë shtatzënisë, sipas studimit amerikan. Po ashtu, ekziston frika për të shkuar në spital gjatë pandemisë.

Çiftet nuk shqetësohen vetëm për shëndetin e tyre. Gjatë kësaj periudhe shqetësimi është më i madh për shëndetin e prindërve, të cilët janë më të rrezikuar nga koronavirusi. Në këtë situatë, prindërit nuk do të ishin në gjendje të kujdeseshin për nipërit e tyre, pasi do të detyroheshin të qëndronin të distancuar.

Më shumë se 60% e atyre që morën pjesë në studimin e Universitetit të Firences shprehën shqetësimin për paqëndrueshmërinë financiare, si një nga arsyet që i kanë detyruar ata ta shtyjnë për një moment tjetër të bëhen prindër. /Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit