Studimi/ Kujdes! Mos hani shumë mish të kuq, përshpejton plakjen

Studimi/ Kujdes! Mos hani shumë mish të…

Konsumimi i tepërt i mishit të kuq nxit plakjen.

Ky është një konstatim që e kanë bërë shkencëtarët dhe studiues të ndryshëm nga Skocia dhe Gjermania.

Ata analizuan të dhënat gjenetike të më shumë se një milion njerëzve, për të përcaktuar pse trupat e disa personave plaken në ritme të ndryshme.

Gjetjet e tyre mund të ndihmojnë në përshpejtimin e zhvillimit të ilaçeve për të ndihmuar në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme të lidhura me moshën, përfshirë sëmundjet e zemrës dhe çmendurinë.

“Jemi shumë të entuziazmuar nga këto gjetje pasi tregojmë fuqimisht që nivelet e larta të hekurit në gjak na shkurtojnë jetën.

Kontrolli i nivelit të këtij elementi mund të sjell shumë përfitime për shëndetin”,- tha një nga autorët e studimit dhe analisti i të dhënave Paul Timmers nga universiteti i Edinburgh.

Studiuesit kanë treguar se u përqendruan në tre masa të plakjes biologjike, si jetëgjatësia, informacioni gjenetik dhe stili i jetesës.

Plakja biologjike shkalla me të cilën trupi i një personi bie me kalimin e kohës ndryshon nga një njëri në tjetrin dhe mund të sjellë sëmundje të ndryshme.

Bazuar në analizën e tyre, ekipi përcaktoi dhjetë rajone të gjenomit njerëzor që duket se shoqërohen me jetëgjatësinë.

Për më tepër, ata zbuluan gjithashtu se grupet e gjeneve të lidhura me hekurin ishin thelbësore në të tre masat e plakjes që ata analizuan.

Sidoqoftë, hekuri në gjak gjithashtu mund të ndikohet nga dieta e dikujt dhe nivelet jashtëzakonisht të larta ose të ulëta kanë qenë më parë të lidhura me sëmundje të lidhura me moshën, si sëmundja e Parkinsonit, sëmundja e mëlçisë dhe të tjera, shkruan Daily mail.

“Qëllimi ynë përfundimtar është të zbulojmë se si “rregullohet” plakja dhe të gjeni mënyra për të qenë të shëndetshëm gjatë plakjes”,- tha Joris Deelen nga Instituti i shëndetit Max Planck në Gjermani.

Ekipi përcaktoi gjithashtu se, krijimi i një ilaçi për të imituar kontrollin gjenetik të metabolizmit të hekurit mund të ndihmojë për të kapërcyer disa nga efektet që ka plakja në organizëm.

Gjetjet e plota të studimit u botuan në revistën “Nature Communications”.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit