Studimi/ Mbajtja e maskës ul rrezikun e prekjes nga koronavirusi me 65%

Studimi/ Mbajtja e maskës ul rrezikun e…

Kërkuesit shkencorë të Universitetit të Kalifornisë kanë dalë në përfundimin se mbajtja e maskës ul ndjeshëm rrezikun e infektimit me koronavirus.

Sipas tyre, mbulimi i hundës dhe gojës e ul rrezikun e prekjes nga koronavirusi me 65%.

Më parë, shkencëtarët thonin se maska shërbente vetëm për të ndaluar transmetimin e virusit tek të tjerët, por studimet e mëtejshme treguan se ajo mbron edhe njerëzit e shëndetshëm.

“Të gjithë duhet të mbajnë maska. Ata që thonë se nuk besojnë në efikasitetin e maskës, po injorojnë provat shkencore. Nuk është me të besuar kjo punë. Është njësoj si të thuash nuk besoj te forca e rëndesës”, shprehen studiuesit amerikanë./GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit