Studimi më i fundit zbulon: Minjtë lëvizin kokën sipas muzikës

Studimi më i fundit zbulon: Minjtë lëvizin…

Një studim nga Universiteti i Tokios ka shokuar të gjithë rrjetin.

Në studim merren dhe 10 minj dhe 20 persona, dhe luhen projekte muzikore të ndryshme.

Zbulohet se minjtë janë të aftë të perceptojnë ritmin e muzikës dhe të tundin kokën në bazë të ritmit, një perceptim ky që mendohej se ndodhte  vetëm tek njerëzit.

Seksionet e këngëve të gjata u luajtën me katër shpejtësi të ndryshme për 10 minjtë dhe 20 pjesëmarrësit njerëzorë. 

Minjtë pa ndonjë trajnim apo ekspozim paraprak ndaj muzikës ndjejnë muzikën dhe ritmin e saj.

Gjatë studimit kuptohej se si njerëzit ashtu dhe minjtë kanë sinkronizim të njëjtë në momentin që luhet muzika, madje që në momentin që shtohej ritmi i këngës, rritej edhe shpejtësia e lëvizjes së kokës nga minjtë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit