Studimi/ Meshkujt nën 30 vjeç nuk dalin në takime se u duken si “intervista pune”

Studimi/ Meshkujt nën 30 vjeç nuk dalin…

Shumica e meshkujve nën 30 vjeç janë beqarë dhe shumë prej tyre janë të lumtur vetëm. Ky është konkluzioni i një studimi të fundit në SHBA dhe është pohuar nga një djalë i cili shprehet se takimet tani janë më shumë si intervista pune.

Përpara Ditës së Shën Valentinit muajin e kaluar, Qendra Kërkimore Pew ndau të dhëna të reja mbi statusin beqar në SHBA, duke zbuluar se të rriturit nën moshën 30 vjeç kanë më shumë gjasa të jenë beqarë.

Duke parë gjininë, 63 për qind e meshkujve nën 30 vjeç janë beqarë, ndërsa për femrat në atë grupmoshë është 34 për qind.

Duke folur për New York Post, 28-vjeçari beqar, Ian Breslow tregoi pse po i shmangej një lidhjeje serioze. Ai tha: “Takimet janë më shumë si intervista pune tani. Shumë më tepër si ‘Çfarë mund të bësh për mua dhe ku po shkon kjo?’”

Ai kujtoi gjithashtu një takim ku u bombardua me pyetje në lidhje me planet e tij për të ardhmen.

“Ajo fjalë për fjalë më pyeti: ‘A do të preferoje që fëmijët tanë të shkonin në shkollë publike apo private?’

Më pas filloi me disa pyetje të tjera ekstreme në lidhje me martesën. Iu përgjigja me atë që ajo mund ta urrente më shumë dhe në këtë mënyrë e detyrova të largohej. Goxha strategji e mirë.”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit