Studimi: Ndotja e ajrit po i shëndosh femrat

Studimi: Ndotja e ajrit po i shëndosh…

Një studim i ri sugjeron se ekspozimi afatgjatë ndaj ndotjes së ajrit lidhet me shtimin e peshës së grave, veçanërisht femrat në fund të 40-tave dhe të 50-ave, raportoi EurekAlert.

Gratë të përfshira në studim, që ishin të ekspozuara ndaj cilësisë së dobët të ajrit, veçanërisht niveleve më të larta të grimcave të imëta, të tilla si dioksidi i azotit dhe ozoni, kishin parë rritje në madhësinë e trupit të tyre.

Ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit është i lidhur me yndyrën më të lartë të trupit, përqindjen e yndyrës për gratë e moshës së mesme. EurekAlert vuri në dukje se “dhjami i trupit u rrit me 4.5%”.

Në studim ishin të përfshira rreth 1654 gra, me moshën mesatare 50 vjeç. Ato u gjurmuan për tetë vjet nga 2000 deri në 2008.

Adresat e tyre të banimit u përdorën gjithashtu për të matur ndotjen relative të ajrit që rrethon shtëpitë e tyre, duke kërkuar lidhje midis dy subjekteve.

Duke qenë së studimi ka qenë i fokusuar vetëm në gratë e moshës së mesme, këto gjetje nuk mund të përgjithësohen për femrat ose për meshkujt.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit