Studimi/ Një dozë e tretë e AstraZeneca forcon imunitetin e njeriut, çfarë thonë ekspertët

Studimi/ Një dozë e tretë e AstraZeneca…

Sipas një studimi nga Universiteti i Oksfordit, një dozë e tretë e vaksinës AstraZeneca krijon një reagim të fortë imuniteti ndaj koronavirusit.

Ekspertët thonë se deri tani nuk ka shenja se do të jetë e nevojshme një dozë e tretë.

Studimi i Universitetit të Oksfordit tregon se një dozë e tretë e vaksinës forcon reagimin e antitrupave dhe qelizave T, ndërsa doza e dytë mund të shtyhet deri në 45 javë dhe po ashtu çon në përmirësime të mira të sistemit imunitar.

“Të dhënat sugjerojnë se mund ta përdorim vaksinën në një fushatë përforcuese nëse do të ishte e nevojshme”.

Qeveria Britanike ka thënë se po shqyrton planet për një fushatë vaksinash përforcuese në vjeshtë, ndërsa tre të pestat e të rriturve tashmë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës kundër koronavirusit.

Hulumtimi i bërë publik të hënën, u bazua në prova me 30 pjesëmarrës të cilët morën një dozë të dytë të vonuar dhe 90 të tjerë, që morën një dozë të tretë të vaksinës.

Të dhënat kanë treguar se dy dozat ofrojnë mbrojtje të mirë kundër sëmundjeve të rënda të shkaktuara nga varianti Alfa i virusit i cili nxiti një valë të dytë infektimesh në Britani dhe variantit Delta i cili dominon aktualisht.

Gjatë fundjavës, Universiteti i Oxfordit nisi një provë të një varianti të vaksinës që ka prodhuar vetë kundër koronavirusit e cila është modifikuar për të vepruar më mirë ndaj variantin Beta, i identifikuar së pari në Afrikën e Jugut. Ky variant është më shqetësuesi për prodhuesit e vaskinës si rezultat i mundësisë për t’iu shmangur sistemit imunitar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit