STUDIMI/ Njerëzve jo tërheqës iu duket vetja të bukur, atyre tërheqës iu duket vetja të shëmtuar

STUDIMI/ Njerëzve jo tërheqës iu duket vetja…

Dallimet midis njerëzve tërheqës dhe jotërheqës shpesh janë të dukshme dhe ne nuk ngurojmë t’i komentojmë në kafe, në shkollë, me miqtë, etj. Studimet tregojnë se njerëzit me pamje më të mirë mes nesh priren ta kenë më të lehtë të fitojnë para, të marrin ndihmë dhe të perceptohen si të aftë.

Një studim i ri ka zbuluar një tjetër pabarazi: njerëzit jo tërheqës priren të mbivlerësojnë pamjen e tyre, e kundërta e asaj që bëjnë njerëzit e bukur që priren ta vlerësojnë veten më saktë. Studimi i botuar në Scandinavian Journal of Psychology , përfshiu gjashtë studime që u kërkuan pjesëmarrësve të vlerësonin atraktivitetin e tyre dhe pjesëmarrësve të tjerë, të cilët ishin të huaj. Po ashtu atyre iu kërkua të parashikonin se si mund t’i vlerësonin të tjerët.

Në studimin e parë, autori kryesor Tobias Greitemeyer zbuloi se pjesëmarrësit që kishin më shumë gjasa të mbivlerësonin atraktivitetin e tyre ishin ndër njerëzit më pak tërheqës në studim, bazuar në vlerësimet mesatare. Edhe studimet e tjera vazhduan të nxirrnin të njëjtin konstatim: njerëzit jo tërheqës mbivlerësojnë atraktivitetin e tyre. 

Kjo ndodh sepse atyre u mungojnë aftësitë metakognitive të nevojshme për të dalluar të metat e tyre. Greitemeyer zbuloi se njerëzit jo tërheqës ishin më keq në dallimin midis njerëzve tërheqës dhe jotërheqës.

Ndërsa rezultatet e një studimi sugjeruan se njerëzit jo tërheqës janë të vetëdijshëm për pamjen e tyre. Në studim, njerëzve jo tërheqës iu tregua një grup fotografish me njerëz shumë tërheqës dhe jo tërheqës, dhe atyre iu kërkua të zgjidhnin foto të njerëzve me atraktivitet të krahasueshëm. Shumica e njerëzve jo tërheqës zgjodhën ta krahasojnë veten me njerëz të ngjashëm jo tërheqës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit