Studimi/ Pas pesë vitesh celularët do mund të parashikojnë vdekjen

Studimi/ Pas pesë vitesh celularët do mund…

Dikur mund të kishim parë në filma fantashkencë pajisje që parashikonin se kur dikush do të vdiste. Por, edhe pse duket e pabesueshme kjo gjë mund të arrihet pas pesë viteve. Një studim, i udhëhequr nga Bruce Satz i Universitetit të Illinois, i botuar në revistën e shëndetit dixhital PloS Digital Health, tregon se të dhënat e mbledhura nga sensorët e lëvizjes së telefonit celular nga vetëm gjashtë minuta ecje, mund të jenë të mjaftueshme për të parashikuar mundësinë e vdekjes brenda pesë viteve të ardhshme.

Sipas New Scientis, Satz zbuloi se saktësia e metodës së mësipërme është afërsisht e krahasueshme me atë të metodave të tjera më tradicionale.

Për të gjetur një parashikues, studiuesit analizuan të dhënat shëndetësore të 100,655 njerëzve që mbanin një rrip dore elektronik me një sensor lëvizjeje për një javë. Gjatë pesë viteve të ardhshme, rreth 2% e pjesëmarrësve kishin vdekur për shkaqe të ndryshme.

Mund të duket e tmerrshme, por me këtë studim mund ta shmangen vdekje të parakohshme.

Ky eksperiment tregoi se kur sëmundje të tilla si sëmundjet e zemrës dhe mushkërive janë të pranishme, njerëzit shpesh ngadalësojnë ritmin dhe pastaj e shpejtojnë sërish në doza të vogla.  Modeli i ri mund të parashikojë, bazuar në analizën e përshpejtimit dhe ngadalësimit, rrezikun e ardhshëm të vdekjes.

Madje studiuesit shprehen se është e mundur të përdoren të dhënat nga celularët në nivel të gjithë popullsisë së një vendi, për të vlerësuar gjendjen shëndetësore të banorëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit