
Ëmbëlsuesi më i rrezikshëm gjendet te pijet energjike si Monster.
Ëmbëlsuesit që përdoren në pijet pa sheqer mund të rrisin rrezikun e sulmit në zemër dhe goditjes në tru. Ky është përfundimi i një studimi publikuar së fundmi, raporton “The Sun”.
Studiuesit zbuluan se eritritoli, një kimikat i përdorur në disa pije energjike si Monster Ultra, mund të lidhet me shkallë më të lartë të kushteve vdekjeprurëse.
Studimi i më shumë se 4,000 njerëzve në Danimarkë dhe SHBA vuri re se si ëmbëlsuesi ndikoi në mpiksjen e gjakut dhe se sa e lehtë ishte formimi i saj, që më pas çon në vdekje.
Dr Stanley Hazen, nga Klinika e Cleveland, tha: “Ëmbëlsuesit si eritritoli janë rritur me shpejtësi në popullaritet vitet e fundit, por duhet të ketë më shumë kërkime të thelluara për efektet e tyre afatgjata. Sëmundjet kardiovaskulare krijohen me kalimin e kohës dhe sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i vdekjeve globalisht”.
Deri në 100,000 britanikë janë shtruar në spital nga sulmet në zemër dhe i njëjti numër pësojnë goditje në tru çdo vit.
Presioni i lartë i gjakut, kolesteroli, diabeti, duhani dhe obeziteti janë të gjithë faktorë të njohur rreziku.
Ëmbëlsuesit shpesh u rekomandohen njerëzve që vuajnë nga obeziteti dhe diabeti si zëvendësim i sheqerit. Eritritoli është rreth 70 për qind po aq i ëmbël sa sheqeri dhe prodhohet nga fermentimi i misrit, ndërsa gjendet gjithashtu në nivele të ulëta të prodhuara nga trupi.