Studimi: Qindra merimanga mikroskopike jetojnë në fytyrën tonë

Studimi: Qindra merimanga mikroskopike jetojnë në fytyrën…

Sipas një studimi, fytyra e të rriturve është e mbushur nga shumë Araknide mikroskopike të cilat jetojnë në poret e fytyrës dhe në gjëndrat e flokëve. Krijesat kanë gjatësi rreth 0,3 milimetra. Këto gjallesa, të njohura si marimanga ose Araknide, janë shumë të vogla për t’u parë me sy të lirë dhe të pandjeshme teksa lëvizin. Marimangat e fytyrës u zbuluan për herë të parë në kanalin e veshit të njeriut në 1841. Më pas ato u gjetën edhe në pjesën e vetullave dhe qerpikëve. Për shumë njerëz mund të jetë befasuese, por poret tona janë “streha” e të paktën dy lloje të ndryshme të marimangave, të dyja të gjinisë Demodex: D. brevis dhe D. folliculorum, i cili është më i gjatë dhe më i dobët dhe qëndron jashtë në gjëndrat e flokëve, më afër sipërfaqes së lëkurës.

Biologët janë të sigurt për disa gjëra: Marimangat e fytyrës janë të ndjeshme ndaj dritës, ato nuk kanë anus dhe nuk mund të pësojnë mutacione. Praktikisht ato e kalojnë tërë jetën e tyre në lëkurën tonë. Ato ushqehen me qeliza të vdekura të lëkurës dhe sebum, por askush nuk di më tepër në lidhje me “dietën e tyre”. Dihet gjithashtu se ato kanë jetë seksuale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit