Studimi: Rreth 2 milion spanjollë e kanë kaluar koronavirusin…

Studimi: Rreth 2 milion spanjollë e kanë…

Rreth 2 milionë persona në të gjithë Spanjën mund të kenë qenë të infektuar me koronavirusin. Në këtë përfundim ka dalë një studim kombëtar i realizuar në vendin iberik, sipas të cilit rreth 5 për qind e popullsisë janë infektuar me virusin korona.

Në këtë studim morën pjesë 60,000 persona.

Sipas rezultateve të paraprake të testeve të dizajnuar nga ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik Carlos III në vend, 5% e personave të testuar kishin prodhuar antitrupa për të luftuar virusin.

Ndërsa theksohej gjithashtu se përhapja e antitrupave ishte e ngjashme tek burrat dhe gratë, ndërsa rezulton se përhapja ishte më e ulët te fëmijët dhe foshnjat.

Gjatë studimit u vu re po ashtu se kishte ndryshime të rëndësishme rajonale: Ndërsa ishujt Murcia, Melilla, Asturias dhe Kanarje treguan një shkallë infektimi më të vogël se 2%, proporcioni u rrit në më shumë se 10% në rajonet e Madridit dhe Castilla-La Mancha.

Siç deklaroi edhe ministri i shëndetësisë Salvador Illa, të mërkurën në mbrëmje, studimi tregon se imuniteti i tufave nuk është arritur. /Standard

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit