Studimi/ Sa më shumë para ke aq më i lumtur je

Studimi/ Sa më shumë para ke aq…

Teksa shumë thonë se pasuria e madhe çon në mjerim shpirtëror, një studim thotë se paratë mund t’ju bëjnë të lumtur. Biggie Smalls ka thënë se ‘më shumë para, më shumë probleme’, por ende ju jep një element lumturie në krahasim me mungesën e parave. Daniel Kahneman dhe Matthew Killingsworth, nga Universiteti Princeton dhe Universiteti i Pensilvanisë, bëri kërkime se çfarë ndodh kur njerëzit kanë para.

Studimi zbuloi se lumturia, në përgjithësi, rritet kur rriten të ardhurat tuaja. Studimi i mëparshëm i Kahneman në vitin 2010 pretendoi se trendi i lumturisë ndalon pasi të ardhurat tuaja arrijnë rreth 75,000 dollarë, sipas Money.com. Çdo e ardhur që fitoni pas kësaj shume nuk do të ndikojë drejtpërdrejt në mirëqenien tuaj.

Megjithatë, Kahneman dhe Killingsworth kanë publikuar gjetjet e tyre më të fundit që bie ndesh me atë studim të më shumë se një dekade më parë. Ata intervistuan 33,000 amerikanë, me pagën më të ulët duke filluar nga 10,000 dollarë në vit. Këta pjesëmarrës u gjurmuan përmes një aplikacioni në orare të ndryshme të ditës për t’i pyetur se si ndiheshin.

Studiuesit i krahasuan këto ndjenja me të ardhurat e personit. 

Dyshja zbuloi se njerëzit me një pagë deri në 500,000 dollarë në vit kishin ndjenja të përgjithshme lumturie. Killingsworth tha në një deklaratë: “Me fjalët më të thjeshta, kjo sugjeron që për shumicën e njerëzve të ardhurat më të mëdha shoqërohen me lumturi më të madhe. Përjashtim bëjnë njerëzit që janë financiarisht të pasur, por të pakënaqur. Për shembull, nëse je i pasur dhe i mjerë, më shumë para nuk do të ndihmojnë. Për të gjithë të tjerët, më shumë para u shoqëruan me lumturi më të lartë.”

Killingsworth tha se kishte afërsisht 20 për qind të njerëzve në ‘minoritetin e pakënaqur’ lumturia e të cilëve nuk u rrit me një pagë mbi 100,000 dollarë në vit. Ai shtoi: “Paraja është vetëm një nga shumë përcaktuesit e lumturisë. Paraja nuk është sekreti i lumturisë, por ndoshta mund të ndihmojë pak.”

Është e paqartë nëse ato përgjigje të aplikacioneve të smartfonëve ishin rezultat i situatës së tyre financiare ose nëse ato ishin thjesht në një humor të mirë apo të keq në atë kohë dhe nuk kishin lidhje me atë që ata kishin kursyer. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit