Studimi: Shoferët e BMW-ve janë psikopatë krahasuar me të tjerët

Studimi: Shoferët e BMW-ve janë psikopatë krahasuar…

Dihet  se çdo shofer që ka një makinë mund edhe të shkel edhe të respektojë rregullat e qarkullimit në rrugë. Por a e keni ditur se lloji i makinës mund të përcaktojë sjelljen tuaj në rrugë? Sipas një studimi të kryer nga Scrap Car Comparison, drejtuesit e BMW-ve janë psikopatë krahasuar me të tjerët.

Në testin ‘Psychopath Test’, morën pjesë 2000 shoferë të modeleve të ndryshme të makinave të cilët iu përgjigjën rreth 12 pyetjeve për të parë shkallën e psikopatisë. Kjo e fundit niste nga 0 që ishte një shoferë që nuk ishte psikopat, e deri tek 36 që ishte një drejtues mjeti psikopat. Rezultati mesatar i të gjithë shoferëve doli 6.6, teksa u arriti në përfundimin se drejtuesit e automjeteve BMW janë në krye të studimit.

Nga studimi rezultoi që shkalla e psikopatisë tek shoferët e BMW është 12.1, më pas vijnë drejtuesit e Audi-t me rezultatin 11.7. dhe drejtuesit e Fiat-it shënuan rezultatin 7, pra më pak psikopatë se të tjerët.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit