Studimi tregon përfitimet befasuese të rrudhave të lëkurës që shkaktohen nga uji

Studimi tregon përfitimet befasuese të rrudhave të…

A keni vënë re ndonjëherë se lëkura e gishtërinjve dhe këmbëve tkurret si një kumbull e tharë kur laget në banjë? Gjatë viteve, shkencëtarët janë përpjekur të kuptojnë se si ndikon kjo te trupi jonë. Duhen rreth 3.5 minuta në ujë të ngrohtë dhe 10 minuta në ujë të ftohtë që majat e gishtave të fillojnë të rrudhen, sipas një raporti të BBC. Megjithatë, duhen deri në 30 minuta kohë që duhart të qëndrojnë në ujë për të arritur rrudhat maksimale.

Në vitin 1935, shkencëtarët thanë se pacientët me lëndime që kishin prerë nervin mesatar, një nga nervat kryesorë që shkon nga krahu deri te dora, zbuluan se gishtat e tyre nuk rrudheshin. Zbulimi i tyre sugjeroi që rrudhat e majave të gishtave të shkaktuara nga uji kontrolloheshin në fakt nga sistemi nervor.

Në vitet 1970, shkencëtarët propozuan përdorimin e zhytjes së duarve në ujë si një test i thjeshtë pranë shtratit për të vlerësuar dëmtimin nervor që mund të ndikojë në rregullimin e proceseve të pavetëdijshme siç është rrjedhja e gjakut, raportoi BBC.

Deri në vitin 2023, neurologët Einar Wilder-Smith dhe Adeline Chow zbuluan se majat e gishtave të vullnetarëve filluan të rrudheshin kur kishte një rënie të konsiderueshme në qarkullimin e gjakut.

Nëse rrudhat kontrollohen nga nervat, atëherë kjo do të thotë që trupat tanë po reagojnë në mënyrë aktive ndaj të qenit në ujë. Me ndihmën e 500 vullnetarëve, Davis mati se sa forcë duhej të përdornin për të kapur një objekt plastik. 

Davis zbuloi se ata me duar të thata dhe pa rrudha kishin nevojë për më pak forcë, sesa njerëzit duart e të cilëve ishin të lagura, kështu që kapja e tyre mbi objektin ishte më e mirë. Por kur i zhytën duart në ujë për disa minuta për t’i kthyer ato në rrudha, forca e kapjes ra mes të dyve edhe pse duart e tyre ishin ende të lagura.

Rezultatet ishin jashtëzakonisht të qarta. Rrudhat rritën sasinë e fërkimit midis gishtërinjve dhe objektit. Ajo që është veçanërisht interesante është se gishtat tanë janë të ndjeshëm ndaj këtij ndryshimi të fërkimit sipërfaqësor. Ne e përdorim këtë informacion për të aplikuar më pak forcë për të kapur një objekt në mënyrë të sigurt. Nëse nuk do të sforcoheni aq fort për të kapur diçka, muskujt në duart tuaja lodhen më pak dhe kështu mund ta bëni për më gjatë”, tha Davis.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit