Studimi tregon rrezikun nga vaksinat tek adoleshentët, mjeku i njohur publikon rezultatet

Studimi tregon rrezikun nga vaksinat tek adoleshentët,…

Epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti bëri publik të dielën rezultatet e një studimi, i cili tregon rrezikun që mund të kenë vaksinat tek adoleshentët. Studimi tregon se një nga risqet e vërejtura pas vaksinimit të adoleshentëve ishte miokarditi.

Mjeku shpjegon se sipas studimit, për vajzat 12-17 vjeçe fatmirësisht risku i miokarditit nuk tejkalon riskun e pritshëm!

Por, te meshkujt është krejt histori tjetër! Në krahasim me shtrimin në spital nga vetë COVID-19:
3.7 – 6.1 fish më i lartë është risku pas vaksinimit të 12-15 vjeçarëve të shëndetshëm,
2.1 – 3.5 fish më i lartë është risku pas vaksinimit të 16-17 vjeçarëve të shëndetshëm.

Postimi i plotë i mjekut:

Ndiqni linjat e grafikëve, jo linjat e titujve mediatikë.”

Cit.: Presidenti William J. Clinton

Duket se vala Delta ka ngadalësuar miqtë e mi!

Siç e prisnim dhe e diskutuam më datë 30 gusht, bazuar mbi ecurinë epidemiologjike të kurbave të mëparshme në Shqipëri dhe ecurinë e variantit Delta në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut, faza plateau dhe fillimi i zbritjes duhet të jenë ndërmjet datave 5 dhe 15 shtator. (link https://www.facebook.com/106640804861493/posts/201293998729506/)

Faktikisht po të analizojmë javë pas jave të dhënat zyrtare që nga korriku e sot vërejmë:

Dyfishim të rasteve të reja totale javë pas jave. (Grafiku 1)

Vetëm javën e fundit kemi një nivel të qëndrueshëm në krahasim me javën e mëparshme.

60-120% rritje relative të përqindjes së testimeve pozitive javë pas jave. (Grafiku 4)

Rritje relative vetëm 7.9% javën e fundit në krahasim me javën e mëparshme. (15.1 – 14) / 14 = 7.9%

Rastet aktive shtesë është më pak se dy javët e mëparshme, duke treguar se shërimi ndodh më shpejt se variantet e mëparshme, kur shërimi deklarohej të paktën 3-4 javë pas infektimit. (Grafiku 2)

Le të shpresojmë për mirë dhe që kjo javë të mund të na japë sinjalet e para të rënies!

Ndërkohë, kujdesuni për veten:

Mbani distancë!

Evitoni grumbullimet!

Vaksinohuni nëse nuk e keni kaluar sëmundjen!

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti

Epidemiolog Klinik

Fakulteti i Mjekësisë, UMT

Akademia e Shkencave të Shqipërisë

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit