
Pas valles se Tropojes e cila u shpall trashëgimi kulturore nga UNESCO, edhe arkiva e studios së parë fotografike shqiptare e Pietro dhe Kel Marubuit është shpallur pjesë e trashëgimisë kulturore nga UNESCO.
Drejtori i muzeut kombëtar të fotografisë “Marubi”, Luçjan Bedeni, e ka cilësuar si një nga vlerësimet më të larta për trashëgiminë kulturore dhe një nder të madh për Shqipërinë.
Në mesazhin e Ministrisë së Kultures:
“Një nga thesaret më të çmuara të kujtesës sonë kombëtare shpallet tashmë trashëgimi botërore!
Nga zemra e Shkodrës kjo pasuri e rrallë fotografike që ka përjetësuar imazhin, jetën, historinë dhe shpirtin e shqiptarëve, merr sot vlerësimin më të lartë ndërkombëtar!
Ky nuk është thjesht një vlerësimin i kontributit të Marubëve, themeluesve të fotografisë shqiptare, por edhe një vlerësim i jashtëzakonshëm për Shkodrën, qytetin që i dha jetë artit, kulturës dhe kujtesës së një kombi. PËR HERË TË PARË, Shkodra ka një pjesë të sajën në Kujtesën e Botës! KRENARË pa fund për këtë arritje që i jep zë, dritë dhe përjetësi një trashëgimie unike”