Studiuesit në alarm, gjejnë mbetje plastike në ishullin e largët

Studiuesit në alarm, gjejnë mbetje plastike në…

Gjeologjia e ishullit vullkanik Trindade të Brazilit i ka magjepsur shkencëtarët prej vitesh, por zbulimi i mbeturinave plastike në këtë vend po ngre alarmin. Plastika e shkrirë është ndërthurur me gurë të ishullit, që ndodhet 1,140 km (708 milje) nga shteti juglindor i Espirito Santo dhe studiuesit thonë se është dëshmi e ndikimit në rritje të njerëzve mbi ciklet gjeologjike të tokës.

Kjo është një gjë e re dhe e tmerrshme në të njëjtën kohë, sepse ndotja ka arritur në gjeologji”, tha Fernanda Avelar Santos, një gjeologe në Universitetin Federal të Paranës.

Santos dhe ekipi i saj kryen teste kimike për të zbuluar se çfarë lloj plastikash gjenden në shkëmbinjtë e quajtur “plastiglomerate”.

Ne identifikuam ndotjen kryesisht vjen nga rrjetat e peshkimit, të cilat janë mbeturina shumë të zakonshme në plazhet e ishullit Trinidade. Rrjetat tërhiqen zvarrë nga rrymat detare dhe grumbullohen në plazh. Kur temperatura rritet, kjo plastikë shkrihet dhe bashkohet me gurët e ishullit”, tha Santos.

Ishulli Trindade është një nga pikat më të rëndësishme të ruajtjes në botë për breshkat e gjelbra, ose Chelonia mydas, me mijëra që mbërrijnë çdo vit për të hedhur vezët e tyre. Të vetmit banorë njerëzorë në Trindade janë anëtarë të marinës braziliane, e cila mban një bazë në ishull dhe mbron breshkat.

Vendi ku gjetëm këto mostra plastike është një zonë e ruajtur përgjithmonë në Brazil, afër vendit ku breshkat e gjelbra lëshojnë vezët e tyreNdotja, mbeturinat në det dhe plastika e hedhur gabimisht në oqeane po bëhet material gjeologjik”, tha Santos. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit