Studiuesit eleminojnë HIV-in nga qelizat në laborator, shpresë për gjetjen e kurës

Studiuesit eleminojnë HIV-in nga qelizat në laborator,…

Një grup studiuesish në Holandë kanë mundur që të eleminojnë virusin HIV nga qelizat e infektuara në një laborator, duke rritur shpresat për gjetjen e një kure të mundshme për sëmundjen infektive.

E gjitha është arritur duke përdorur mjete për modifikimin e gjeneve të njohur si ‘Crispr-Cas’, për të hequr ADN-në e HIV-it nga qelizat e prekura. Teknologjia punon në formën e gërshërës dhe mund të presë ADN-në në pika të caktuara, duke bërë që materiali i padëshiruar të largohet dhe të futet material i ri gjenetik.

Autorët e studimit të udhëhequr nga doktoresha Elena Herrera-Carrillo, thonë se qëllimi i tyre është të zbulojnë një regjim të forte dhe gjithpërfshirës, që mund të çaktivizojë HIV-in në kontekste të ndryshme qelizore. Sipas tyre deri më tani është zhvilluar një sulm efikas ndaj virusit në qëliza të ndryshme ku ai fshihet. Por këto gjetje nuk përfaqësojnë një strategji kurimi përfundimtar, pasi virusi infekton lloje të ndryshme të qelizave dhe indeve në trup, dhe studiuesit po kërkojnë një mënyrë për të synuar virusin kudo ai fshihet.

Shpresa është të hartohet një strategji për ta bërë këtë sistem sa më të sigurt që të jetë e mundur për aplikimet klinike të ardhshme dhe për të arritur ekuilibrin e duhur midis efikasitetit dhe sigurisë. “Vetëm atëherë mund të konsiderojmë provat klinike të ‘kurimit’ te njerëzit për të çaktivizuar rezervuarin e HIV-it. Ndërsa këto gjetje paraprake janë shumë inkurajuese, është e parakohshme të deklarohet se ka një kurë funksionale për HIV-in është shfaqur në horizont”, thuhet në studim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit