Studiuesit japonezë gjejnë mënyrën si të ulin fuqinë e korónavirúsit

Studiuesit japonezë gjejnë mënyrën si të ulin…

Studiuesit në Japoni shprehen se përqendrimi i ulët i ozónit mund të neutralizójë grimcat e korónavirúsit.

Në këtë mënyrë, mund të dézinféktohen edhe  dhomat e ékzaminimit dhe zonat e prítjés.

Shkencëtarët në Universitetin e Shëndetit Fujita thanë në një konferencë për shtyp, se ata kishin provuar se gazi i ozónit në përqendrime të vogla, në nivele të konsideruara të padëmshme për njerëzit, mund të vràsin virúsin.

Ekspériménti u bë me një gjenérator ozóni në një dhomë të mbyllur me një móstér të korónavirúsit. Fuqia e virúsit u zvogëlua për më shumë se 90% kur iu nënshtrúa ozónit të nivelit të ulët për 10 orë.

“Transmetimi i korónavirúsit mund të zvogëlohet me trajtim të vazhdueshëm, me përqendrim të ulët të ozónit, madje edhe në mjedise ku njerëzit janë të pranishëm, duke përdorur këtë lloj sistemi,” tha studiuesi kryesor Takayuki Murata.

“Ne kemi parë se është veçanërisht efektive në kushte me lagështi të lartë,” shtoi ai.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit